Kosovo
Ejona
Hi, I’m Ejona, and I’m 20 years old! I’m currently in my third year of studying Pharmacy. Growing up, my dream was to study medicine and specialize in orthopedics because I’ve always wanted to help people with scoliosis. When I didn’t get into medical school, I chose pharmacy instead—and honestly, it turned out to be the best decision! I fell in love with working in labs, diving into science, and finding ways to help people through what I do. It made me realize that this is where I’m meant to be. Even though I didn’t have the chance to study medicine and become an orthopedic specialist in the future, my passion for supporting people with scoliosis is still alive. The Curvy Girls Scoliosis organization has given me the amazing opportunity to become a leader for Kosovo and I can’t wait to start helping girls with scoliosis in my country, especially because scoliosis doesn’t get the attention it deserves here. I’m excited to raise awareness and show others how important it is to provide support for this condition.
In my free time, I enjoy staying active with fitness, doing my makeup, skincare, listening to music, being part of fun activities and spending time with my family and loved ones.
These things help me relax and feel happy : )
When I was diagnosed with scoliosis I was only 15 and it was one of the most challenging times of my life. My doctor explained that, due to the severity of my curve, I needed to wear a back brace for 23 hours a day. At first, it felt like the end of the world. Being a high school student and having to go to school wearing the brace was incredibly tough. But over time, I accepted it and focused on my goal: achieving the best possible results. Between 2019 and 2022, I wore two different braces. It wasn’t easy, but I stayed committed. Along with the brace, I did regular physiotherapy and exercises, and eventually, all my hard work paid off. I no longer needed the brace! Now, two years later, my back is still in great condition, and I’m incredibly proud of the strength and determination I showed during that time.
Growing up, I saw how you all supported each other and built such a strong, inspiring community, while I felt like I was all alone, facing scoliosis on my own. Now, being part of this amazing group gives me the chance to help other girls so they never have to feel the way I did. It’s an opportunity to guide, support, and inspire others who are going through what I once experienced.
For me, being a leader is about creating a safe and supportive space where girls with scoliosis feel understood, empowered, and confident in their journey. I want them to know they’re not alone, and together, we can face the challenges that come with scoliosis. This role means so much to me because it allows me to make a difference, not just in their lives but in raising awareness about scoliosis in our community.
Përshëndetje, unë jam Ejona dhe jam 20 vjeçe! Aktualisht jam në vitin e tretë të studimeve për Farmaci. Që e vogël, ëndrra ime ishte të studioja mjekësi dhe të specializohesha në ortopedi, sepse gjithmonë kam dashur të ndihmoj njerëzit me skoliozë. Kur nuk u pranova në mjekësi, zgjodha farmacinë—dhe sinqerisht, kjo doli të ishte vendimi më i mirë! U dashurova me punën në laboratorë, me thellimin në shkencë dhe me gjetjen e mënyrave për të ndihmuar njerëzit përmes asaj që bëj. Më bëri të kuptoj që ky është vendi ku më takon të jem. Edhe pse nuk pata mundësinë të studioja mjekësi dhe të specializoja ne ortopedi, pasioni im për të mbështetur njerëzit me skoliozë është ende i gjallë. Organizata Curvy Girls Scoliosis më ka dhënë mundësinë e mrekullueshme të bëhem lidere për Kosovën, dhe mezi pres të filloj të ndihmoj vajzat me skoliozë në vendin tim, veçanërisht sepse kjo gjendje nuk merr vëmendjen që meriton këtu. Jam e emocionuar të rris ndërgjegjësimin dhe t’u tregoj të tjerëve sa e rëndësishme është të ofrojmë mbështetje për këtë gjendje.
Në kohën e lirë, më pëlqen të qëndroj aktive me fitness, të bëj grim dhe kujdes për lëkurën, të dëgjoj muzikë, të marr pjesë në aktivitete argëtuese dhe të kaloj kohë me familjen dhe njerëzit e mi të dashur. Këto gjëra më ndihmojnë të relaksohem dhe të ndihem e lumtur! :)
Kur u diagnostikova me skoliozë, isha vetëm 15 vjeçe dhe ishte një nga periudhat më sfiduese të jetës sime. Mjeku im më shpjegoi se, për shkak të lakimit të shtyllës kurrizore, duhej të mbaja korset për 23 orë në ditë. Në fillim, më dukej sikur bota po shembej. Të isha një nxënëse gjimnazi dhe të shkoja në shkollë me korset ishte jashtëzakonisht e vështirë. Por me kalimin e kohës, e pranova dhe u përqendrova në qëllimin tim: të arrija rezultatet më të mira të mundshme.
Midis viteve 2019 dhe 2022, mbajta dy korsete të ndryshme. Nuk ishte e lehtë, por qëndrova e përkushtuar. Krahas mbajtjes se korsetit, bëja rregullisht fizioterapi dhe ushtrime dhe, në fund, gjithë puna ime e palodhur u shpërblye. Nuk kisha më nevojë për korset! Tani, dy vite më vonë, shpina ime është
ende në gjendje shumë të mirë, dhe ndihem jashtëzakonisht krenare për forcën dhe vendosmërinë që tregova gjatë asaj kohe.
Duke u rritur, pashë se si ju të gjithë mbështesnit njëri-tjetrin dhe krijuat një komunitet kaq të fortë dhe frymëzues, ndërsa unë ndihesha sikur isha e vetme, duke u përballur me skoliozën vetëm. Tani, të qenit pjesë e këtij grupi të mrekullueshëm më jep mundësinë të ndihmoj vajza të tjera, në mënyrë që ato të mos ndihen kurrë ashtu siç u ndjeva unë. Është një mundësi për t'i udhëhequr, mbështetur dhe frymëzuar të tjerët që po kalojnë atë që unë dikur përjetova.
Për mua, të qenit lidere ka të bëjë me krijimin e një hapësire të sigurt dhe mbështetëse, ku vajzat me skoliozë të ndihen të kuptuara, të fuqizuara dhe të sigurta në rrugëtimin e tyre. Dua që ato të dinë se nuk janë vetëm, dhe së bashku, mund të përballemi me sfidat që sjell skolioza. Ky rol ka një domethënie të veçantë për mua, sepse më jep mundësinë të bëj një ndryshim, jo vetëm në jetën e tyre, por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për skoliozën në komunitetin tonë